Ndërlidhjet

Haga akuzoi Astrit Haraçinë dhe Bajrush Morinën


Prokuroria e Tribunalit të Hagës sot e bëri publike padinë kundër ish ministrit të Kulturës së Kosovës, Astrit Haraçija dhe bashkëpunëtorit të tij nga kjo ministri Bajrush Morina, të cilët akuzohen për mospërfillje të Tribunalit gjatë procesit kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.

Sipas akuzës, Haraçija dhe Morina, në korrik të vitit 2007 janë përpjekur për të bindur një dëshmitar të mbrojtur, që të mos dëshmojë kundër Ramush Haradinajt.

Në komunikatën nga Tribunali i Hagës thuhet se në atë kohë, Haraçija ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
XS
SM
MD
LG