Ndërlidhjet

Bush: Zbulimet ishin mesazhe për Sirinë dhe Korenë Veriore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se zbulimet e fundit amerikane për bashkëpunimin e dyshuar bërthamor të Sirisë dhe Koresë së Veriut synonin t'u dërgojnë një mesazh të dy vendeve, si dhe Iranit për ambicjet e tij bërthamore.

CIA tha se Korea e Veriut ka ndihmuar për ndërtimin sekret të reaktorit bërthamor në Siri, i cili vitin e kaluar u shkatërrua nga një bombardim i Izraelit.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Bush gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përballen me një "armik shumë elastik".

"Ne po bëjmë progres në Afganistan, por atje ka luftime të rënda. Unë nuk kam iluzione se kjo nuk është e vështirë. E dij shumë mirë se po përballemi me një armik të vendosur. Besoj se është në interesin tonë që ta mundim atë armik", tha Bush.

Presidenti Bush gjithashtu i bëri thirrje Kongresit që të veprojë më shpejtë lidhur me ekonominë amerikane.
XS
SM
MD
LG