Ndërlidhjet

Moskë: Bashkëpunim me vëzhgues të KB në Abhazi


Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do bashkëpunojë ngushtë me vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Abkhazi. Njoftimi i sotëm vjen një ditë pasi ministria tha se do të dislokojë paqëruajtësh shtesë rusë në Abkhazi.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvilli, e ka quajtur veprimin e fundit rus shumë të rrezikshëm dhe kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit.

"Ne vërtetë shpresojmë se do të ketë përpjekje të përqëndruara të bashkësisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, që t'i thuhet Moskës të kthejë prapë disa nga hapat shumë të rrezikshëm që i ka marrë së fundi", tha Saakashvili.

Rusia tha se trupat shtesë nevoiten sepse Gjeorgjia ka dërguar disa trupa afër kufirit me Abkhazinë dhe rajonin tjetër separatist, Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG