Ndërlidhjet

Sejdiu: Besoj në luftën e drejtë të UÇK-së


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka deklaruar se beson në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës "për liri e pavarësi", dhe e ka akuzuar ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte për përpjekje të pengimit të zhvillimit të Kosovës.

Pas vënies së kurorës së luleve mbi varrin e Fehmi Aaganit, të cilin forcat serbe e vranë në 6 maj, 1999, presidenti i Kosovës i ka hedhur poshtë akuzat e del Pontes se është bërë trafikim organesh me serbët e rrëmbyer.

"Unë besoj në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Nuk kemi përgjigje tjera për shkrimet shpifëse, të cilat gjithashtu mund të jenë pjesë e përpjekjeve për krijimin e pengesave të veçanta në procesin tonë të mëtejmë", ka thënë Sejdiu.
XS
SM
MD
LG