Ndërlidhjet

BE: Rusia po e gërryen integritetin e Gjeorgjisë


Komisionerja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, tha se vendimi i fundit i Rusisë për t'i përforcuar lidhjet me rajonet separatiste në Gjeorgji po e gërryejnë integritetin territorial të shtetit.

Benita Ferrero-Waldner i tha parlamentit Evropian se vendimi i Rusisë "i ka rritur pritjet për njohjen e dy rajoneve separatiste, dhe prandaj i ka minuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje paqësore".

Ferrero Waldner i bëri thirrje Rusisë që ta tërheqë vendimin që drejtpërsëdrejti të komunikojë me Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG