Ndërlidhjet

Rusia dëbon dy diplomatë amerikanë


Rusia ka urdhëruar dëbimin e dy atasheve ushtarakë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

Uashingtoni ka thënë se nuk bie dakord me vendimin, por do t'i bindet.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky incident nuk ka lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Uashingtoni. Diplomacia ruse nuk ka pranuar të komentojë.
XS
SM
MD
LG