Ndërlidhjet

Mosul: Arrestohet kreu i Al Kaedas në Irak


Zyrtarët irakianë thanë se lideri i Al Kaedas në Irak, Abu Ayyub al-Masri është arrestuar në qytetin verior Mosul.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme tha se arrestimi i al-Masrit është raportuar nga një komandant irakian në Mosul, vend që konsiderohet bastioni i fundit i Al-Kaedas në Irak.

Ai tha se pas arrestimit, al-Masri ka pranuar se është lider i Al-Kaedas në Irak.

Al-Masri, i dyshuar për sulmet më të mëdha me bomba në Irak, e mori drejtimin e Al-Kaedas pasi lideri i saj Abu Musab al-Zarqawi u vra në një sulm ajror amerikan në qershor, 2006.
XS
SM
MD
LG