Ndërlidhjet

Ahmeti akuzon strukturat qeveritare per sulmin


Persona të armatosur qëlluan makinën e Ali Ahmetit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrime në Maqedoni.

Policia, e cila ka njoftuar për incidentin, ka thënë se Ali Ahmeti nuk ka pësuar nga sulmi.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Rakovec, në afërsi të Tetovës. Nuk ka njoftime për të arrestuar.

Vetë Ahmeti ka akuzuar strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, se qëndrojnë pas sulmit të sotëm. Ali Ahmeti, gjatë një konference në Reçicë të Vogë, tha se ai ka shpëtuar për shkak të automjetit të blindur që udhëtonte.

Kryetari i BDI-së bëri thirrje që të mbahet paqja.

Sot në Maqedoni janë shënuar dhe disa incidente të tjera. Në rajonin e Tetotvës janë sulmuar me topa dore disa shtabe zgjedhore të BDI-së. Kjo e fundit ka akuzuar strukturat e PDSH-së për sulmet, çfarë nuk është pranuar nga partia e Menduh Thaçit.

Incidentetet janë dënuar nga ambasada e SHBA-ve dhe ajo e BE-së ne Shkup. Në një reagim të ambasadës amerikane thuhet se “dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin demokratik".
XS
SM
MD
LG