Ndërlidhjet

Bush: SHBA-të, miku më i mirë i Izraelit


Incidente dhune kanë shoqëruar vizitën e presidentit amerikan, George Bush, në Izrael, me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit hebrej.

Derisa presidenti Bush takohej me kryeministrin izraelit, Olmert, një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës qëlloi një qendër tregtare në qytetin jugor të Ashkelonit, duke lënë 14 persona të plagosur.

Izraeli iu përgjigj me një sulm ajror, nga i cili mbetën të vrarë dy militantë të Hamasit.

Në fjalimin e tij, Bush u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbeten miku më i mirë dhe më i vjetër i Izraelit, një demokraci që përballet me sfidat e terrorizmit dhe ekstremistëve.

Bush pritet të theksojë mbështetjen e tij për një marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë fjalimit që do mbajë në Parlamentin e Izraelit.
XS
SM
MD
LG