Ndërlidhjet

Abkazi: Shkëmbime të ashpra zjarri


Shkëmbime të ashpra zjari janë raportuar përgjatë kufirit administrativ mes Gjeorgjisë dhe Abkazisë.

Gjeorgjia tha se forcat separatiste abkaze kanë hapur zjarr kundër gjeorgjianëve që po merrnin pjesë në votimet parlamentare.

Së paku dy votues janë plagosur dhe dy autobusë që transportonin votuesit janë shkatërruar, njoftojnë burimet zyrtare të Gjeorgjisë.

Tensionet mes Moskës e Tbilisit rreth Abkazisë kanë njohur nivele të reja kundërshtimesh gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG