Ndërlidhjet

Olmert: Të gatshëm t'i bëjmë lëshime Sirisë


Kryeministri izrealit Ehud Olmert tha se vendi i tij është i përgatitur të bëjë "lëshime themelore" për të arritur një marrëveshje paqësore me Sirinë.

Olmert tha se do të jetë " e dhimbshme", por nuk dha më shumë detaje për marrëveshjen.

Izraeli dhe Siria kanë filluar bisedime jo të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Turqisë.

Bisedimet e fundit paqësore mes dy vendeve u zhvilluan në vitin 2000, por ato dështuan pasi të dyja palët nuk ranë dakord për fatin e lartësive Golan, që janë territor sirian, i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.
XS
SM
MD
LG