Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron SHBA-të rreth mbrojtjes raketore


Presidenti i ri i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi "përgjigje adekuate" ndaj planeve të Shteteve të Bashkuara për sistemin e mbrojtjes raketore, por tha se Moska është e gatshme për negociata me Uashingtonin.

"Konsultimet po vazhdojnë, prandaj nuk mendoj se situata është e pashpresë. Sidoqoftë, ne nuk jemi të kënaqur me vendimet rreth mbrojtjes raketore dhe do të shqyrtojmë përgjigjen adekuate rreth tyre", tha Medvedev për mediat kineze.

Medvedev filloi sot turneun e parë si president me vizitën në Kazakistan.

Nesër, ai do të udhëtojë për në Kinë, ku do të ketë takime me presidentin Hu Jintao dhe udhëheqës të tjerë.

XS
SM
MD
LG