Ndërlidhjet

Gordon Brown takohet me Dalai Lamën


Kryeministri britanik Gordon Brown ka zhvilluar sot bisedime private në Londër me liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, i cili ndodhet për një vizitë 10 ditëshe në Britani.

Takimi u mbajt në rezidencën e Kryepeshkopit të Canterbery, e jo në rezidencën e kryeministrit.

Kritikët e kanë akuzuar kryeministrin Brown se është ndikuar nga presionet e Kinës, e cila vazhdimisht i dënon takimet zyrtare me liderin tibetian në mërgim.
XS
SM
MD
LG