Ndërlidhjet

Sarkozy: BE do t'i ofrojë Ukrainës partneritet


Presidenti francez Nicholas Sarkozy tha se Bashkimi Evropian do t'i ofrojë Ukrainës "partneritet ambicioz" gjatë kohës kur Franca do të kryesojë me BE-në.

Sarkozy nuk i dha detajet e këtij partneriteti, por tha se do ta bëjë ofertën në samitin BE-Ukrainë, që do të mbahet në Paris në muajin shtator.

Sarkozy i bëri këto komente gjatë vizitës në Poloni, e cila është avokate e fortë e përpjekjeve të Ukrainës për t'iu bashkangjitur BE-së dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG