Ndërlidhjet

OBSH: Bota të ndalojë reklamimin e duhanit


Agjencia e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të ndalojnë reklamimin e cigareve, në mënyrë që t'i zbrapsin të rinjtë nga pirja e cigareve.

Thirrja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përkon me ditën e sotme botërore të luftës kundër duhanit.

Në deklaratë, OBSH citon statistikat që tregojnë se shumica e fillojnë të pijnë duhanin para moshës 18 vjeç.

Douglas Bettcher, drejtor i organizatës "Nisma Pa Duhan", thotë se konsumi i duhanit është zvogluar për 16% në vendet, të cilat kanë miratuar masa të gjera të ndalimit të reklamimit të prodhimeve të duhanit.
XS
SM
MD
LG