Ndërlidhjet

Gates: Junta përgjegjëse për viktimat në Birmani


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates e ka akuzuar regjimin ushtarak në Birmani si përgjegjës për humbjen e "dhjetëra mijëra jetëve", për shkak se junta ka refuzuar dërgimin e ndihmave humanitare pas ciklonit shkatërrimtar në fillim të majit.

"Nuk ishim ne të shurdhër dhe memecë në përgjigjet ndaj apeleve të komunitetit ndërkombëtar, por ishte qeveria e Birmanisë. Ne ua zgjatëm dorën, por ata i mbajtën duart në xhepa", tha Gates në një konferencë rajonale të sigurisë në Singapor.

Regjimi i Birmanisë tha se cikloni shkaktoi vdekjen e 78 mijë njerëzve dhe zhdukjen e 56 mijë të tjerëve.
XS
SM
MD
LG