Ndërlidhjet

Fuere: Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në shoqërinë demokratike


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropioan në Maqedoni, Ervan Fuere tha se "është thellësisht shqetësuese ajo që ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni dhe ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë se shtetasit që kanë dëshirë të votojnë mund të dalin dhe të votojnë lirisht".

Ai tha se "dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend" në shoqërinë demokratike dhe shtoi se aktualisht "duhet të kemi siguri që janë bërë të gjitha përpjekjet për ta ndalur dhunën dhe të shtënat".
XS
SM
MD
LG