Ndërlidhjet

Rusi: Pozitë qeveritare për diplomatin në SHBA


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i ka ofruar ambasadorit të deritashëm në Shtetet e Bashkuara pozitë të rëndësishme në kabinetin e tij.

Yuri Ushakov u emërua zëvendës shef i stafit, me përgjegjësinë për të koordinuar marrëdhëniet me jashtë të kryeministrit.

Ushakov ishte ambasador në SHBA që nga viti 1999 dhe ka shërbyer atje gjatë tetë viteve sa Putin ishte president i Rusisë.
XS
SM
MD
LG