Ndërlidhjet

Shkup: Në protestën e BDI-së u dënua dhuna


Afro 3 mijë mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim morën pjesë në një tubim në Shkup, në të cilin u protestua kundër dhunës që ndodhi në zgjedhjet e 1 qershorit.

Në këtë tubim u dënua dhuna, nga e cila u vra një shqiptar dhe u protestua kundër "manipulimit dhe jolegjitimitetit" të zgjedhjeve.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se më një qershor u mbushën kutitë e votimit, u vra një i ri 26 vjeçar dhe u plagosën disa persona nga institucionet e Maqedonisë, por me urdhër të qarqeve antishqiptare.

Ai kërkoi që institucionet ta marrin përgjegjësinë për këto incidente dhe fajtorët sa më parë të dalin para drejtësisë.

Protesta kaloi e qetë.
XS
SM
MD
LG