Ndërlidhjet

Barack Obama takohet me Hillary Clinton


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është takuar privatisht me senatoren Hillary Clinton, për të biseduar për unitetin e partisë para zgjedhjeve presidenciale në muajin nëntor.

Në kumtesën e përbashkët, u konfirmua ky takim, por nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimin.

Raportohet se disa mbështetës të zonjës Clinton kanë filluar të bëjnë presion ndaj senatorit Obama që për kandidate për zëvendës president ta zgjedhë senatoren Clinton, në garën kundër të nominuarit republikan, John McCain.
XS
SM
MD
LG