Ndërlidhjet

SHBA: Barack Obama në kërkim të zëvendësit


Barak Obama po e kërkon kandidatin për zëvendëspresident në garën për Shtëpinë e Bardhë në mesin e zyrtarëve të lartë politikë dhe atyre ushtarakë.

Senatori Kent Conrad nga Dakota Veriore i tha agjencisë Associated Press se nga bisedat me ekipin e Obamës ka vërejtur se nuk ka ende vendime përfundimtare. Por, sipas tij, janë përmendur emra drejtuesish të njohur.

Ne mesin e kandidatëve përmenden edhe gjenerali Vesli Clark dhe kundërkandidatja gjatë garës brenda demokratëve Hillary Clinton.

XS
SM
MD
LG