Ndërlidhjet

Bush: Pakt me Irakun, disa opcione për Iranin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se diplomacia është zgjedhja e parë për t'ia dalë mbanë me Iranin, por shtoi se të gjitha opcionet janë në tavolinë.

Pas takimit në Berlin me kancelaren Angela Merkel ai tha se Uashingtoni do të bashkëpunojë me aleatët për sanksione shtesë kundër Iranit, në rast se "ky vend vazhdon të injorojë kërkesat e botës së lirë".

Lidhur me Irakun, Bush tha se pret të arrijë pakt sigurie me këtë vend, por nuk ka plane për baza të përhershme ushtarake amerikane atje.

Pakti do t'u lejonte trupave amerikane që të operojnë në Irak pas skadimit të mandatit të OKB-së vitin e ardhshëm, por qeveria irakiane ka mospajtime me Uashingtonin për një marrëveshje të tillë.


XS
SM
MD
LG