Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 4 marinsa amerikanë


Katër marinsa amerikanë janë vrarë nga një bombë e vendosur pranë rrugës në provincën perëndimore Farah të Afganistanit.

Zyrtarët thanë se ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër forcave amerikane gjatë këtij viti. Marinsat ishin në Farah për t'i stërvitur policët afganë.

Sulmi ndodhi një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates tha se për herë të parë bilanci mujor i viktimave amerikane dhe të aleatëve në operacionet luftarake në Afganistan ishte më i madh se në Irak.

Rreth 40 trupa amerikane janë vrarë në Afganistan gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG