Ndërlidhjet

Kushtetuta e Kosovës e papranueshme për Serbinë


Pamje në Beograd
Pamje në Beograd

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Kushtetua e Kosovës nuk prezanton asgjë valide për Serbinë. Ai ka kërkuar bisedime të reja për statusin e Kosovës dhe siguri për serbët. Kryeministri Vojisllav Koshtunica ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë. Analistët mendojnë se fuqizimi i Kushtetutës është një traumë e vogël për Beogradin.


Kushtetuta e Kosovës ka rikthyer edhe njëherë ndjenjën e pavarësisë së Kosovës në Serbi. Por, kësaj radhe është folur më shumë për mundësinë e zgjidhjes së problemit në kuadër të bisedimeve. Siguria e serbëve dhe tensionet e mundshme kanë qenë po ashtu një nga temat kryesore. Mediat serbe e kanë vlerësuar aktin e zyrtarizimit të Kushtetutës si një goditje tjetër nga Kosova për Serbinë.

Presidenti Boris Tadiq ka thënë në një deklaratë për media se Kushtetuta e Kosovës është e papranueshme për Serbinë dhe se do të kërkohen bisedime të reja. Sipas tij, Kosova është ende një krahinë jugore e Serbisë dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ruaj stabilitetin dhe serbët.

“Si president i Serbisë u kam kërkuar falje të gjithë popujve të Evropës Juglindore, ndaj të cilëve populli im ka bërë krime. Por, nuk mund të harroj edhe krimet ndaj popullit tim. Ne ruajmë sigurinë edhe në rajone tjera, duke mbrojtur integritetin tonë territorial. Ne duam që populli serb t’i legalizojë përfaqësuesit e vet në Kosovë”, ka thënë Tadiq, duke shtuar se kuvendi i serbëve në Kosovë, që pritet të inaugurohet më 28 qershor, në ditën e Betejës së Kosovës, është një marrëveshje politike në Serbi.

Analistët serbë e shohin Kushtetutën e Kosovës si një gjë që nuk do të sqarojë situatën në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, për një pjesë të tyre është me rëndësi që ajo mbron pakicat.

“Mendoj se Kushtetuta e Kosovës është një hap nga demokratizimi dhe stabilizimi i Kosovës. Ajo që unë e di është se kjo Kushtetutë garanton të drejtat e pakicave dhe shpresoj të zbatohet. Para serbëve në Kosovë është një sfidë tjetër, nëse ata duhet ta kuptojnë se Kosova është vendi, provinca, shteti apo pjesë e Serbisë, por në të cilën ata jetojnë dhe në institucionet e së cilës duhet të integrohen sa më shpejt
”, thekson Jellena Milliq, drejtuese e Qendrës për Studime Euroatlantike.

Për analistin Millan Nikoliq, Kushtetuta e Kosovës është interpretuar si një gjë që nuk mbron aq shumë pakicat.

“Kjo është edhe një traumë relativisht e vogël në Serbi, sepse tregon se Kosova edhe më shumë po largohet nga Serbia. Kjo nuk është pranuar si një gjë e mirë. Nuk mund të them nëse kuvendi serb është një revanshizëm, por nëse shqiptarët kanë të drejtë të shkëputën, kanë edhe serbët dhe nuk mund t’i ndalohet njërës palë, e tjetrës jo”, shprehet Nikoliq.

Ndërkaq, Simeon Pobulliq, nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë se situata do të jetë e tillë derisa të mos zgjidhen disa gjëra. Ai mendon se Kuvendi serb nuk do të jetë aq i vërtetë, por kjo kërkon që përmes bisedimeve të zgjidhen disa gjëra.

“Nuk është vetëm pavarësia si pavarësi, por edhe shumë gjëra të tjera. Është prona, prona e ndërmarrjeve serbe, tokat e serbëve dhe ka shumë gjëra që duhet të zgjidhen. Unë do të doja që përmes bisedimeve që kanë rëndësi jetësore, të vihet deri te një zgjidhje. A do të jetë kjo një ndarje, dy etnitete apo modeli i Marrëveshjes së Ohrit, e tregon koha, por nëse gjërat mbesin të pazgjidhura, kjo nuk është mirë”, thekson Pobulliq.
XS
SM
MD
LG