Ndërlidhjet

Në korrik takohen Peres - al Assad


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner paralajmëroi sot takimin e nivelit të lartë ndërmjet Sirisë dhe Izraelit.

Ai tha se presidentët e Sirisë dhe të Izraelit: Bashar al Assad dhe Shimon Peres do të jenë pjesëmarrës në takimin e muajit të ardhshëm për inicimin e Unionit Mediteran.

Izraeli dhe Siria mbajtën të hënën rrethin e dytë të negociatave me ndërmjetësimin e Turqisë. Të dy palët i vlerësuan pozitive ecurinë e bisedimeve.

Kouchner sidoqoftë, nuk konfirmoi raportet për takim të mundshëm ndërmjet presidentit të Sirisë dhe kryeministrit izraelit Ehud Olmert.

XS
SM
MD
LG