Ndërlidhjet

Lituania ndalon simbolet sovjetike dhe naziste


Parlamenti i Lituanisë ka miratuar ligjin, i cili ndalon mbajtjen në publik të simboleve naziste dhe sovjetike. Ligji nuk lejon edhe interpretimin e himneve përkatëse.

Bashkimi Sovjetik e pushtoi Lituaninë në vitin 1940 pas nënshkrimit të një marrëveshje me Gjermaninë naziste.

Lituania me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik fitoi pavarësinë, dhe ashtu si dy vendet e tjera balltike është anëtare e NATO-s dhe BE-së.
XS
SM
MD
LG