Ndërlidhjet

Wolff: Takimi i KS për Kosovën do jetë i hapur


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë të premte, më 20 qershor, do të diskutojë për misionin e OKB-së në Kosovë, konfirmoi zëvendës ambasadori amerikan Alejandro Wolff.

"Të dyja palët, serbët dhe kosovarët do të përfaqësohen. Takimi do të mbahet të premten në mëngjes dhe do të jetë i hapur" tha Wolff, sipas të cilit Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe Serbia nga presidenti Boris Tadiq.

Në takim do të shqyrtohet plani i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon për rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Shtetet e Bashkuara, gjatë këtij muaji, kryesojnë Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG