Ndërlidhjet

Thaçi: Lirinë e kemi me ndihmën e Shqipërisë


"Pa ndihmën e fuqishme të Shqipërisë dhe popullit të saj, Kosova nuk do të kishte lirinë" tha në parlamentin e Shqipërisë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas tij, përpjekjet shekullore për liri e pavarësi u kurorëzuan me 17 shkurt, kur Kosova shpalli pavarësinë.

"Dashuria jonë vëllazërore nuk ka ndryshuar. Jemi shtete të ndara, por jemi një komb dhe kemi një gjuhë" u tha deputetëve, kryeministri i Kosovës.

Ai foli edhe për realitetin pas 15 qershorit, kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta dhe tha se "Kosova ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit të qeverisjes demokratike".

"Jemi zotuar për mosndryshim të kufijëve, por duam një rajon pa kufijë dhe rrugë që ofrojnë Prishtinën dhe Tiranën", tha Thaçi.

Ai është takuar paradite me kryeministrin Sali Berisha dhe është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me urdhërin e lartë "Skenderbeu".
XS
SM
MD
LG