Ndërlidhjet

Kabul: U vranë pesë ushtarë të koalicionit


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, njoftoi sot se nga një sulm me bombë janë vrarë katër pjesëtarë të këtij koalicioni në jug të Afganistanit.

Në një incident tjetër, nga një sulm me bombë, u vra një ushtar i Polonisë, që shërbente në kuadër të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtarevtë Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Në provincën Khost, në kufi me Afganistanin, forcat e koalicionit kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër një komandanti taliban dhe një grupi të militantëve.

Gjatë operacioneve në provincën Kapisa janë vrarë disa militantë dhe janë arrestuar tre vetë.
XS
SM
MD
LG