Ndërlidhjet

Torturohet gazetari i RFE/RL në Turkmenistan


Reporteri i radios Evropa e Lirë nga Turkmenistani u gjet i rrahur dhe i torturuar në duart e forcave të sigurisë.

Sazak Dudymuradov ishte marrë nga policia para tre ditësh pasi kishte refuzuar të nënshkruante një deklaratë për ndërprerjen e bashkëpunimit me radion.

Presidenti i RFE/RL Jeffrey Gedmin tha se "ky është incident i urryer pasi qeveria e Turkmenistanit është përfshirë në dialogun me Bashkimin Evropian për të drejtat e njeriut".

Në raportin e saj të fundit organizata Amnesty International kishte kritikuar autoritetet në Turkmenistan për sulmet ndaj gazetarëve të pavarur.
XS
SM
MD
LG