Ndërlidhjet

Bush –Talabani diskutojnë për Irakun


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush diskutoi sot me presidentin e Irakut Jalal Talabani rreth marrëveshjes për qëndrimin e trupave amerikane në Irak.

Bush tha se u diskutua për "kornizën strategjike të marrëveshjes e cila do të kënaqte edhe qeverinë irakiane".

Diskutimet zhvillohen para skadimit të mandatit të OKB-së në Irak, në fund të këtij viti. Marrëveshja synon lejimin e pranisë afatgjate amerikane në Irak.


XS
SM
MD
LG