Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Havier Solana tha se BE-ja synon që të ketë rol udhëheqës në çështje të Kosovës.
"BE-ja synon rol kryesor sidomos në lëmin e sundimit të ligjit. Vendimet e marra në Nju Jork na japin mundësinë që në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, të përshpejtojmë vendosjen e misionit civil të BE-së në Kosovë dhe t'i japim rol të rëndësishëm dhe aktiv" tha Solana, në prag të takimit BE-Rusi, që po mbahet sot.
Ai tha se BE-ja përshendet raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë si dhe planin e tij për rokonfigurimin e UNMIK-ut.
Kosova është paralajmëruar të jetë njëra ndër temat e samitit BE-Rusi, që po mbahet në Rusi.