Ndërlidhjet

Bush mirëpret deklaratën e Penjanit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha sot se Uashingtoni mirëpret deklaratën e shumë pritur të Koresë Veriore për programet e saj bërthamore.

Sidoqoftë, Bush nënvizoi shqetësimet e mbetura rreth programeve bërthamore të Penjanit. Ai tha se nevoiten edhe verifikime të tjera siç janë ato rreth aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, programet e armëve atomike etj.

Në përgjigje të deklaratës së Koresë Veriore, Bush tha se do të heq sanksionet kryesore tregëtare kundër Penjanit dhe do ta heq nga lista e SHBA-ve për shtetet sponzoruese të terrorizmit.

Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar, fuqitë ndërkombëtare i kanë ofruar Koresë Veriore ndihmë ekonomike e politike në këmbim të mbylljes së programeve bërthamore.

XS
SM
MD
LG