Ndërlidhjet

Bush: SHBA do t'i vënë sanksione Zimbabvesë


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për sanksione kundër qeverisë së Zimbabvesë.

Hapi është përgjigje ndaj asaj që Bush e quajti mospërfillje të hapur për demokracinë dhe të drejtat e njeriut nga ana e presidentit Robert Mugabe.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit shprehu shqetësim për vendimin e autoriteteve të vazhdojnë procesin e zgjedhjeve presidenciale. Deklarata u mbështet nga 15 vendet anëtare, por këshilli nuk ia doli që votimet t'i shpallë jolegjitime, shkaku i kundërshtimit të Afrikës Jugore.

Presidenti Mugabe është i sigurtë se do të fitojë pasi rivali i tij, Morgan Tsvangirai, i cili fitoi në rundin e parë, i bojkotoi zgjedhjet shkaku i fushatës së dhunës kundër mbështetësve të opozitës.
XS
SM
MD
LG