Ndërlidhjet

Kinë: Protesta kundër abuzimit me pushtetin


Qendra informative për të drejtat e njeriut dhe demokraci tha se autoritetet kineze burgosën rreth 30 persona, që protestuan pas vdekjes së një vajze në jugperëndim të vendit.

Mijëra protestues qëlluan me armë zyrat qeveritare, pasi autoritetet në krahinën Guizhou thanë se vajza ishte përdhunuar dhe vrarë nga djali i një zyrtari qeveritar.

Trazirat ishin në vargun e protestave kundër shpërdorimeve të pushtetit në Kinë.
XS
SM
MD
LG