Ndërlidhjet

SHBA duan sanksione për Zimbabvenë


Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sanksione ndaj Zimbabvesë, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale atje.

"Shtetet e Bashkuara po konsultohen me të tjerët për paraqitjen e rezolutës, ndoshta këtë javë, për sanksione ndaj regjimit në Zimbabve" tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmay Khalilzad.

Edhe Britania e Madhe paralajmëroi të njëjtën.

Ndërkohë, liderët e Unionit Afrikan diskutuan sot në Sharm el Sheik rreth gjendjes në Zimbabve. Mori pjesë edhe presidenti i rizgjedhur Robert Mugabe, ndërsa lideri i opozitës Morgan Tsvangirai kërkoi që të mos pranohet rizgjedhja.

Zyrtarët e OKB-së thanë se kjo është sfida më e madhe për stabilitetin në Afrikën jugore. Projekt rezoluta e samitit nuk kritikon Mugabe-n, por dënon dhunën dhe bën thirrje për dialog.
XS
SM
MD
LG