Ndërlidhjet

Betancourt viziton Francën, takon Sarkozy-n


Ingrid Betancourt, politikane franko-kolumbiane, filloi sot vizitën në Francë.

Ajo ishte mbajtur për gjashtë vite peng nga guerilët e FARC-ut në Kolumbi dhe është liruar para dy ditësh në operacionin e forcave kolumbiane. Betancourt, ka edhe shtetësi franceze dhe me të arritur në Paris u takua me presidentin Nicolas Sarkozy, i cili është angazhuar për lirimin e saj.

Ajo ishte marrë peng gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2002, ku ishte kandidate.
XS
SM
MD
LG