Ndërlidhjet

Medvedev: Dua raporte të mira me Britaninë


Presidenti rus Medvedev i ka deklaruar kryeministrit britanik Gordon Brown se ai dëshiron të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Medvedev dhe Brown u takuan në margjinat e samitit të G8-ës që po mbahet në Japoni.

Para takimit Brown kishte deklaruar se do të ngrinte të gjitha çështjet kundërthënëse mes dy vendeve. Raportet Moskë-Londër u përkeqësuan pas helmimit të Aleksandër Litvinjenkos, ish pjesëtar i shërbimit sekret rus në kryeqytetin britanik më 2006. Litvinjenko kishte marrë strehim në Londër, si një nga kritikët e Kremlinit.
XS
SM
MD
LG