Ndërlidhjet

Tbilisi: Sekretarja Rice Aarriti në Gjeorgji


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, arriti sot në Tbilisi për bisedime me liderët e Gjeorgjisë lidhur me tensionet aktuale ndërmjet këtij vendi dhe rajoneve separatiste Oshetia Jugore dhe Abkhazia.

Më herët gjatë ditës, Ministria e jashtme ruse tha se aksionet e Gjeorgjisë mund ta çojnë rajonin e Kaukazit Jugor në një konflikt të ri të armatosur "me pasoja të paparashikueshme".

Nga sulmet aktuale me bomba dhe shkëmbimi i zjarrit ndërmjet separatistëve dhe forcave të Gjeorgjisë në rajoninet Abkhazi dhe Osheti Jugore janë vrarë 6 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Condoleezza Rice më herët ka kritikuar Moskën se ka nxitur shtimin e tensioneve në rajon.
XS
SM
MD
LG