Ndërlidhjet

Shënohet 13 vjetori i Srebrenicës


U shënua sot 13 vjetori i masakrës së Srebrenicës.

Familjarët varrosën edhe 308 myslimanë të Bosnjes të identifikuar ndërkohë, të cilët janë vrarw nga serbët e Bosnjes.

Rreth 8 mijë veta janë vrarë në masakrën që kishte filluar me 11 korrik 1995, kur serbët hynë në Srebrenicë, pas largimit të trupave të OKB-së.

"Këtu ka ndodhur gjenocid dhe ky fakt nuk mund të minimizohet" tha ambsadori amerikan në Bosnje Charles English.

Të akuzuarit kryesor për masakrën, Radovan karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, nuk janë arrestuar ende nga Tribunali i Hagës.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha sot se qeveria e re do të bëj çmos për kapjen e tyre.
XS
SM
MD
LG