Ndërlidhjet

logo-print

Miliband kritikon Rusinë dhe Kinën


Ministri i Jashtëm britanik David Miliband tha se ishte "shumë i zhgënjyer" me veton ruse në Këshillin e Sigurimit lidhur me projekt rezolutën për Zimbabven.

Projekt rezoluta në fjalë kërkonte sanksione shtesë ndaj Zimbabves, pas zgjedhjeve të fundit presidenciale, ku Mugabe fitoi në raundin e dytë pa kundërkandidat.

Miliband tha se në takimin e fundit të G8-ës Moska u angazhua të mbështeste masat kundër Zimbabves.
Miliband kritikoi dhe Kinën, e cila ashtu si Rusia përdori veton.

Projektrezoluta u diskutua mbrëmë në Këshillin e Sigurimit dhe 9 shtete ishin pro sanksioneve.

Duke shpjeguar vendimin e Moskës Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate bën të ditur se "do të ishte krijuar një precedent i rrezikshëm, që i hap rrugën ndërhyrjes së Këshillit të Sigurimit në punët e brendshme të shteteve lidhur me zhvillimet politike".

XS
SM
MD
LG