Ndërlidhjet

logo-print

Guardian: SHBA – prani diplomatike në Iran


Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin praninë diplomatike në Teheran, për të parën herë në 30 vite, njoftoi gazeta britanike "Guardian".

Korrespondenti nga Uashingtoni, bazuar në burime anonime, raportoi se qeveria amerikane, muajin e ardhshëm, do të njoftojë për vendosjen e "seksionit për interesat e Shteteve të Bashkuara" në Teheran, si hap i parë për hapjen e amabsadës.

Administrata e presidentit George Bush, gjatë kësaj jave paralajmëroi pjesëmarrjen e përfaqësuesit të saj në bisedimet me të dërguarit iranian rreth programeve bërthamore në Zvicër, duke shënuar kështu kthesë të madhe në raportet me Teheranin.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin gjatë krizës së pengjeve në vitet 1979-81.
XS
SM
MD
LG