Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Vazhdon plani për transfer te BE-ja


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, njoftoi se ai po vazhdon me planin e tij për transferin e funksionit policor nga UNMIK-u në misionin e Bashkimit Evropian, EULEX.

Siç raporton agjencia Reuters nga Nju Jorku, këtë synim sekretari i përgjithshëm i OKB-së, e paraqiti në raportin e tij, që dje u bë publik.

"I kam dhënë instruksione UNMIKU-ut që të bashkëpunoj me Bashkimin Evropian me qëllim që të mundësoj që BE-ja të marrë rol të forcuar operacional në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit nën autoritetin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", tha zoti Ban Ki–moon.

Derisa shtetet perëndimore, që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, e mbështesin këtë veprim, Serbia dhe Rusia e kundërshtojnë vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.
XS
SM
MD
LG