Ndërlidhjet

Rice pret delegacionin kosovar


Condoleezza Rice
Condoleezza Rice

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, pret sot delegacionin kosovar të përbërë nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Është ky takimi i parë i lidershipit kosovar me sekretaren Rice, që nga shpallja e pavarësisë.

Ndërsa, të hënën, më 21 korrik, me ftesë të presidentit amerikan, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të kenë takimin e cilësuar si historik me presidentin George Bush.

Liderët kosovarë e kanë vlerësuar lart këtë ftesë dhe para nisjes për në SHBA kanë thënë se do të kërkojnë nga presidenti amerikan ndihmën në procesin e njohjes së Kosovës.

Presidenti Fatmir Sejdiu, para nisjes për në SHBA, ka vlerësuar se takimet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

"Mund të them lirisht se është një moment historik për marrëdhëniet tona, duke pasur parasysh edhe gjithë investimet tepër, tepër të rëndësishme që SHBA-ja ka bërë për Kosovën", ka thënë presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG