Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Obama u takua me presidentin Karzai


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot në Kabul u takua me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës së zotit Obama në Kabul, së bashku me dy senatorë të tjerë amerikanë, me ç'rast ai u informua për situatën atje nga zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Kabul dhe në kufirin afgan me Pakistanin.

Në të kaluarën, senatori Obama ishte kritik ndaj qeverisë së Hamid Karzai pasi, sipas tij, nuk po bënte mjaft në rindërtimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG