Ndërlidhjet

Izrael: Peres dhe Abbas diskutojnë për paqen


Presidenti i Izraelit Shimon Peres pret sot homologun e tij palestinez Mahmud Abbas, për të diskutuar rreth përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Sipas paralajmërimeve, bisedimet do të zhvillohen në Jerusalem.

Peres, edhe pse mban një pozitë pothuajse simbolike, është mbështetës i fuqishëm i bisedimeve për paqe, të filluara nëntorin e kaluar, kur Abbas dhe kryeministri izraelit Ehud Olmert u zotuan se do të provojnë të arrijnë marrëveshje deri në fund të vitit 2008. Megjithatë, në bisedime nuk është shënuar ende progres konkret.

XS
SM
MD
LG