Ndërlidhjet

Obamo-mania në Evropë

  • Brian Whitmore

Barack Obama në Berlin, korrik 2008.

Barack Obama në Berlin, korrik 2008.

Obamo-mania ka përfshirë Evropën. Për evropianët, 46-vjeçari Obama përfaqëson atë që është më e mira e SHBA-ve, mundësitë e pafundme, lirinë e pakufishme dhe dinamizmin se mund të bësh gjithçka.



"Gjermania takohet me superyllin" - është kryetitutlli i javores gjermane "Der Spigel", e shoqëruar me fotografinë e kandidatit presidencial amerikan, Barack Obama.

Obama pas vizitave në Lindjen e Mesme e filloi turneun evropian me ndalesën në Gjermani.

Në sheshin e Berlinit, të mbushur me histori, 100 mijë njerëz dëgjuan fjalimin e Obamës.

Të shumtë janë gjermanët që thonë se do të votonin për senatorin Obama po të kishin të drejtë vote.

"Ai është njeriu që i sjell kombet së bashku dhe që nuk i vendos Shtetet e Bashkuara mbi çdo gjë tjetër. Nuk e di nëse amerikanët kanë qasjen time, por ky është këndvështrimi i evropianëve. Ai është karizmatik dhe veç aftësisë për t'i përmbushur detyrat, ka dhe zotësinë që t'i bashkojë shtetet. Ai është rrezatues dhe kjo është diçka shumë e re", thotë mjekja 42-vjeçare Suzanna Schwarzer.

Ajo është një nga ata që morën pjesë në tubimin e hapur të Obamës në Berlin.

Berlinezët që duken të larguar nga politika në jetën e përditshme, janë transformuar nga vizita e Obamës. Gazetat janë të mbushura me informacione mbi senatorin 46-vjeçar dhe thuajse të gjithë banorët e kryeqendrës gjermane thonë që ishin në shesh ose e dëgjuan nga televizori fjalimin e tij.

Hartmut Mertin, punonjës i një kompanie të pajisjeve mjekësore, pasqyron atmosferën e përgjithshme në Berlin.

"Nëse unë do të isha amerikan, do të votoja për Obamën. Kam shumë simpati për të, pasi është i ri dhe do të jetë një zgjedhje e mirë për SHBA-të. Shpresoj se do të arrijë më shumë paqe se paraardhësi i tij
", thotë Mertin.

Por, ajo që tashmë mund të quhet Obamo-mania në Evropë, nuk lidhet vetëm me antipatinë që ekziston në kontinentin e vjetër për presidentin aktual amerikan.

Analistët thonë se kandidati presidencial, që është afro-amerikan, përfaqëson ato vlera që evropianët gjithmonë i kanë admiruar tek Amerika.

"Amerika është një demokraci, ku gjërat ndodhin. Ti nuk ke nevojë të lindësh në një familje të elitës, nuk ke nevojë të jesh bir senatori, apo nuk është e nevojshme të kesh lindur në një familje shumë të pasur. Historia e Obamës është ëndrra amerikane, që mund të kapësh majat", thotë për REL eksperti Josef Braml, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

Për evropianët, 46-vjeçari Obama përfaqëson atë që është më e mira e SHBA-ve, mundësitë e pafundme, lirinë e pakufishme dhe dinamizmin se mund të bësh gjithçka.

Për shumë banorë të kontinentit të vjetër, Obama ngjason me John Kennedy-in, por është edhe më i dashur për shkak të historisë së jetës së tij dhe prejardhjes modeste.

Sipas një ankete të Gallupit, 64% e të rriturve në Francë, 62% në Gjermani dhe 60% në Britani do të votonin për senatorin me ngjyrë të Illinoisit, nëse do kishin të drejtë vote në zgjedhjet e nëntorit.

Por, me gjithë mbështetjen, evropianët duan të dinë më shumë për superyllin – kandidat për president të SHBA-ve.

"Jo shumë njerëz e dinë se cilat janë qëndrimet e Obamës. Ata dinë pak gjëra, mes të cilave se ishte kundër luftës në Irak, luftë që nuk kishte mbështetje në Evropë",
thotë eksperti Braml.

Evropianët janë në pritje të mësojnë më shumë për politikat e Obamës.

XS
SM
MD
LG