Ndërlidhjet

Pas 32 vitesh burg, Busiç kthehet në Kroaci


Zvonko Busiç, 62 vjeçar, është kthyer në Kroaci pasi ka kryer dënimin prej 32 vitesh burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Busiç u dënua për rrëmbimin e një aeroplani pasagjerësh në Nju Jork në vitin 1976 dhe për vendosjen e bombave në stacionin e trenit në Nju Jork, nga shpërthimi i të cilave humbi jetën një oficer amerikan.

Qëllimi i Busiçit dhe grupit që ai drejtonte ishte të tërhiqte vëmendjen për kauzën që ai mbronte, pavarësimin e Kroacisë nga Jugosllavia e kohës.

Busiç u prit në aeroportin e Zagrebit nga disa qindra mbështetës.
XS
SM
MD
LG