Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Dy policë të vrarë nga militantët


Televizioni satelitor Al Arabiya tha se marrë një telefonatë dhe një video nga grupi iranian synnit, që deklaron se ka ekzekutuar edhe dy policë të tjerë iranianë.

Grupi "Ushtarët e Zotit" thotë se ka kapur 16 policë në një pikë kontrolli, afër kufirit me Pakistanin, me 14 qershor.

Grupi thotë se policët janë dërguar në Pakistan dhe në këmbim të jetës së tyre kërkon nga autoritetet iraniane që të lirojnë 200 pjesëtarë të burgosur të grupit, në të kundërtën çdo javë do të ekzekutohen nga dy policë.
XS
SM
MD
LG