Ndërlidhjet

Rumani: Mirënjohje për RFE/RL dhe BBC


Presidenti i Rumanisë Trajan Basescu ndau sot mirënjohje për Radion Evropa e Lirë dhe BBC-në, të cilat për dekada me radhë kanë transmetuar edhe në Rumani.

"Nderojmë këto radio jo vetëm për aktivitetin e tyre gjatë periudhës komuniste, kur luftonin për të vërtetën, por edhe për rolin e madh në mbështetje të lindjes së shoqërisë civile dhe Rumanisë demokratike, pas rënies së komunizmit" tha Basescu.

Presidenti i radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin tha se mirënjohja u takon "qindra gazetarëve, analistëve dhe kërkuesve të cilët për 60 vite me përkushtim dhe mençuri patën rol të madh për lirinë e shtypit në Rumani".

Radio Evropa e Lirë dhe BBC për Rumaninë, do të mbyllen me 1 gusht.
XS
SM
MD
LG